Letra e tretë/ Thaçi-Kurtit: Dërgoje emrin e mandatarit, shumë shpejt e propozoj kandidatin për Kryeministër

Letra e tretë/ Thaçi-Kurtit: Dërgoje emrin e mandatarit, shumë shpejt e propozoj kandidatin për Kryeministër

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu është drejtuar për të tretën herë Albin Kurtit, në cilësinë e udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i kërkuar emrin për mandatarin.

Në letrën që ka nisur Thaçi për Kurtin ka shkruar se është duke pritur emrin për mandatarin, teksa shton qytetarët e Kosovës dhe partitë politike në vend me të drejtë janë duke pritur që presidenti të caktojë mandatarin e ri.

Thaçi i ka kërkuar Kurtit që të bëjë propozimin për kandidatin për kryeministër pa humbur kohë dhe në përputhje me nenin 95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

 “.. Do të ndërmarr këtë veprim duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre të re, sidomos në këtë situatë të pandemisë  e cila kërkon një qeveri efikase dhe efektive me mandat të plotë kushtetutës”, ka shkruar presidenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy