Gjuraj: SHBA-të të përfshira në konfliktin Izrael-Iran, synohet reduktimi i arsenalit nuklear (VIDEO)

Gjuraj: SHBA-të të përfshira në konfliktin Izrael-Iran, synohet reduktimi i arsenalit nuklear (VIDEO)

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Tonin Gjuraj ndan bindjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përfshira në konfliktin mes Iranit dhe Izraelit.

Në një intervistë për “MCN Live”, ai deklaroi se situata ka percipituar dhe mund të zgjasë, pasi palët po ushtrojmë preson. 

Gjuraj shtoi se Izraeli synon të godasë regjimin teokratik të Iranit dhe se qëllimi është që të dobësojë dhe reduktojë sa më tepër arsenalin nuklear të Iranit.

Kur Izraeli vendosi të godasë Iranin, qëllimi ka qenë i përcaktuar, vetëm sitet e programit bërthamor të Iranit, aeroporte apo vendndodhje të tjera ku strehohen raketa balistike apo dronë. 

Nga ana tjetër sulmet e Iranit drejt Izraelit synonin drejtpërdrejti qytetet dhe qendrat civile, së fundmi edhe spitalin në Jug të Izraelit.

 Kjo është edhe një diferencë që tregon qëllimet e njërës palë apo tjetrës. Izraeli sulmoi natën e 13 qershorit, për arsye e provokimeve të herë pas hershme nga Irani. Sulmi ishte i beftë, edhe pse mund të mendohet i papritur dhe se mendohej prej një dekade. 

Kishim një stepje të Iranit për tu ulur me SHBA dhe shtyrë bisedimet. Irani ka pasur deklarata provokuese dhe thoshte se ne mund të prodhojmë 50 bomba bërthamore në ditë.

Izraeli vendosi të godasë në prag të negociatave në Aman dhe në një moment kur liderë të njohur ushtarak të Iranit dhe shkencëtarë ishin të përgatitur dhe ndoshta nuk kishin kalkuluar momentin e duhur kur mund të sulmoheshin nga pala izraelit. Sulmi ishte preçiz.

Izraeli synon të godasë regjimin teokratik të Iranit. Qëllimi i Izraelit është të dobësojë dhe reduktojë sa më tepër arsenalin nuklear të Iranit. Presidenti Donald Trump ka qenë shumë realist, përpjekjet e tij për të patur një Lindje të Mesme ndryshe, kanë nisur që në mandatin e parë.

Trump sapo ndodhi goditja deklaroi se ne nuk jemi të përfshirë por e dimë. Edhe të jesh në dijeni dhe të mos jesh i përfshirë, është e vështirë të kuptohet. Absolutisht SHBA sipas meje janë absolutisht të përfshirja. 

Edhe deklaratat e Trump se Irani nuk do guxojë të prekë interesa të SHBA në rajon, por cilat janë interesat e SHBA?

Një nga kolonat kryesore të SHBA në rajon, është vetë shteti i Izraelit, thënë këtë SHBA kanë qenë, janë dhe do të jenë të përfshira.

 Vende të caktuara të Lindjes së Mesme janë të interesuara që të ketë një Iran sa më të dobët. Megjithatë nuk mendoj se Irani ka armë bërthamore, është provokim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy