Big Market reagon për mediat

Big Market reagon për mediat

Shoqëria Big Alb Group, pronare e rrjetit "Big Market" ka reaguar me një deklaratë për shtyp të botuar në faqen e saj në Facebook në lidhje me ngjarjen fatkeqe të ndodhur dy ditë më parë.

Në deklaratën e saj shoqëria thekson se lajmi i botuar nga disa portale është i rremë, duke qenë se në ambientet e tregtimit të shoqërisë nuk ka patur asnjë aksident.

Përkundrazi, Big Alb Group shpreh dhimbjen e tërë shoqërisë për ndarjen e parakohshme nga jeta të një prej punonjësve më të mira të shoqërisë.

M.SH., 37 vjeçe, është ndarë nga jeta për shkaqe natyrale më datë 27 dhjetor 2020.

Të kontaktuar nga TvT, zyra e shtypit e Big Alb Group konfirmon këtë version dhe shprehet se ndodhet pranë familjes së të ndjerës në këtë moment të vështirë.

Big Alb Group refuzon kategorikisht lajmin e shpërndarë në disa portale duke e cilësuar si "të rremë, siç tashmë jemi mësuar gjatë këtij viti me të tilla sajesa".

TvT

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy