Deputeti i PS Lavdrim Krashi foli në edicionin e lajmeve në MCN TV lidhur me problematikat e hasura në Dibër, lidhur me rrugët e bllokuara dhe mungesa e energjisë elektrike.
Krashi tha se ka qenë mot i keq dhe i paparashikueshëm, por pavarësisht problematikave të vogla procesi ka vijuar normalisht. Deputeti foli për një pjesëmarrje të lartë të qytetarëve në votime.
Do kemi parasysh që në Dibër ka qenë një mot shumë i keq. Ishte e paparashikueshme. Procesi i votimit në të gjithë bashkitë ka vazhduar normalisht pavarësisht disa problematikave të vogla nga moti i ashpër. Mund të ketë pasur disa vonesa disa minutëshe, por më pas qytetarët kanë vërshuar drejt qendrave të votimit. Pjesëmarrja është e lartë, kanë votuar mbi 12-13 mijë qytetarë. Fillimi ka qenë i ngadaltë, por ora 11-12 ka qenë piku i madh. Kutitë e votimit do jenë të hapura deri në orën 19:00 ku secili të shprehë vullnetin e tij të lirë.



