Ryan Ermey
Kur Paul Sullivan u punësua për të shkruar rubrikën e tij "Pasuria ka rëndësi" në The New York Times 13 vjet më parë, marrëdhëniet e amerikanëve me pasurinë dhe njerëzit e pasur ishin në fazën e një ndryshimi të shpejtë. “Kur u intervistova për punë në vitin 2008, ishte dita kur Bear Stearns pësoi kolaps financiar. Më thanë se mund të krijoja kolonën "Pasuria ka rëndësi" kur Lehman Brothers falimentoi", thotë ai.
"Artikulli im i parë u botua në fundjavën gjatë së cilës Bernie Madoff u nxor nga apartamenti i tij në Park Avenue." Midis asaj kohe dhe publikimit të artikullit të tij të fundit në tetor 2021, Sullivan krijoi atë që investitorët mund ta quajnë një histori e fortë të katalogimit të qasjeve të ndryshueshme mbi atë çfarë do të thotë të jesh i pasur në këtë vend. Grow e kapi ritmin e Sullivan ndërsa ai nisi projektin e tij të radhës - The Company of Dads, një komunitet në internet për baballarët që marrin përsipër detyrat kryesore prindërore - për të diskutuar se çfarë do të thotë me të vërtetë të jesh i pasur, zakonet e të pasurve në raport me paranë, dhe cili miliarder vlen vërtet sa paratë që ka.
Mund të jesh zengjin i ri "qofsh mësues shkolle apo miliarder"
Për zhgënjyimin e disa prej lexuesve të tij, Sullivan arriti të përcaktojë pasurinë jo si një shifër në dollarë, por në kuptimin e asaj që kursimet tuaja u lejojnë të bëni.
“Njerëzit që unë i konsideroj të pasur – pavarësisht nëse janë mësues shkolle apo miliarderë – janë njerëzit që, kur duan të bëjnë X gjë, mund ta bëjnë atë”, thotë ai. Ai vuri në dukje biznesmenin miliarder Jon Huntsman, korporata e të cilit shpiku, ndër të tjera, kontejnerët plastikë që Big Mac i fuste brenda, si dhe tezen e tij, një mësuese në pension, kursimet e së cilës e lejojnë atë të blejë çfarë të dojë për veten e saj dhe të udhëtojë për të vizituar pjesëtarët e familjes, sa herë të dojë. Në anën e pasanikëve, Sullivan thotë se ka të ngjarë të gjesh shumë menaxherë të fondeve mbrojtëse.
“Ata fitojnë para me tonelata, por njëkohësisht mund të zhvendosen shumë lehtë nga kjo kategori”, thotë ai, që do të thotë se shumë nga paratë e tyre në letër mund të vijnë nga investimi i parave të huazuara. Mungesa e kontrollit mbi vendimmarrjen e tyre financiare është një tregues kyç se ata nuk janë, në fakt, të pasur, shton ai: "Jeta do t’i bëjë zgjedhjet për ta".
Fluturimet private
Pjesa më e madhe e shkrimeve të Sullivan-it ose u përqendruan në lajmet financiare që njerëzit të cilët paguajnë taksa të larta mund të përdornin ose leksione për paranë nga super të pasurit që njerëzve të klasës së mesme mund t'u hynin në punë. Por një zhanër i tretë i shkrimeve të Sullivanit, që ai e quan "vuajeristik", e çoi atë më pranë afër hobeve të shtrenjta të 1%-shit.
Në një botë ku flitet me numra me pesë shifra dhe klube private të garave me makina sportive, një tekë tërhoqi vëmendjen e Sullivan si diçka që absolutisht ia vlente (nëse i keni paratë). “E vetmja që do të doja 100% të bëja dhe për të cilën ëndërroj, është fluturimi privat,” thotë ai. “Është shumë e kushtueshme, por unë e bëra këtë shkrim gjatë vizitës në fabrikën “Gulfstream” (kompleks në Savannah, Georgia, ku mbahen avionë biznesi). Madje as po shkoja askund. Shkova në Savannah, u ktheva dhe mbërrita në shtëpi. Ishte e mrekullueshme.” Sullivan nuk shtjelloi nëse ai vetë do ta dëshironte një avion, megjithëse raportimi i tij për këtë çështje tregon se miliarderët e ndërgjegjshëm flutuojnë me çartera.
Është e vështirë të justifikosh koston dhe punën që shkon te pjesa tjetër e hobive të të pasurve, megjithatë, nëse nuk jeni të apasionuar pas tyre, thotë Sullivan. “Kam biseduar me Stuart Sternberg, i cili nga puna në Goldman Sachs kaloi në zotërimin e Tampa Bay Rays, dhe ju mund të mendoni, ‘Kjo duhet të jetë e shkëlqyer’. Por ka shumë gjëra të përfshira në pronësinë e një ekipi.” "Kjo i heq gjësë një pjesë të romancës", shton ai. “Edhe djemve me jahte të mëdha. Pavarësisht se janë super të pasur ose zengjinë të rinj, ata do të përpiqeshin ta merrnin me qira, duke u siguruar që të kishin ekuipazhin e duhur. Në vend të një jahti 90 metra, do të doja një një mik me një jaht 90 metra."
Zakoni nr. 1 i njerëzve të pasur
Gjatë punës për rubrikën e tij, Sullivan foli me afro 5000 burime për pasanikët e Amerikës. Nuk është për t'u habitur, këshilla e tij nr. 1 nga ky grup i mençurisë së mbledhjes së parave zbret në një ide mjaft të thjeshtë. “Bëni një plan. Shkruani gjithçka”, thotë Sullivan. “Sado e thjeshtë që tingëllon, është e rëndësishme të dish sa po fiton, sa po kursen, sa të kushton shtëpia”, thekson ai. “Është një ushtrim i lodhshëm, por njerëzit gjithmonë shokohen.” Kjo nuk do të thotë se persona si Mark Kuban dhe Jeff Bezos marrin një vizore dhe bëjnë tabela për t’i mbushur me shifra.
"Zengjinët e rinj kanë dikë që ua shkruan këto gjëra", thotë Sullivan. “Por ata i lexojnë. Zengjinët e rinj, më të pasurit dhe më të suksesshmit, kanë një plan. Dhe nuk është domosdoshmërisht i ngurtë si plan. Ata e shikojnë rregullisht, e rishikojnë dhe e dinë se ku janë vetë.” Duke shkruar gjithçka, thotë Sullivan, mund të hidhni bazat e asaj që ai e quan "lokus kontrolli" - diçka e zakonshme për njerëzit që kanë aq pasuri sa për të shpenzuar lirisht për gjërat që duan.
"Pasja e një qasjeje në raport me paratë tuaja është një tregues mjaft i mirë se një njeri do të jetë i suksesshëm," thotë Sullivan.
"Nëse e di se sa fiton, çfarë të duhet për të jetuar dhe ku po shkojnë paratë tua, ti ke një themel mbi të cilin mund të ndërtosh të ardhmen tënde financiare."
/ CNBC /



