Koreja e Veriut anulon në momentin e fundit takimin me zv.presidentin Mike Pence

Koreja e Veriut anulon në momentin e fundit takimin me zv.presidentin Mike Pence

Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se Koreja e Veriut ka anuluar në minutën e fundit takimin e planifikuar në Korenë Jugore, në mes të zv.presidentit amerikan, Mike Pence, dhe zyrtarëve të Koresë Veriore, duke përfshirë edhe motrën e liderit Kim Jong Un. Pence ka udhëhequr delegacionin amerikan në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pjongçang.

Gjatë kësaj kohe ka pasur spekulime se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Veriore mund të shfrytëzojnë këtë rast për të biseduar.

Shefi i stafit të Pence, Nick Ayers, ka thënë se pas deklaratave të nën-presidentit amerikan se kundërshtohet ashpër abuzimi me të drejta të njeriut apo për diskutimet e rritjes së sanksioneve ekonomike, “ata kanë hequr dorë nga takimi, ose nuk kanë qenë asnjëherë të sinqertë për ta realizuar atë”.

Koreja Veriore nuk e ka komentuar anulimin e këtij takimi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy