Pesë persona u vranë mbrëmë nga të shtënat në një disko që frekuentohej nga anëtarë të komunitetit gay në Kolorado të SHBA-ve.
Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur 18 persona.
Një i dyshuar është arrestuar, i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur. Disa klientë u treguan heronj duke ndaluar agresorin e duke i dhënë kësisoj fund sulmit.
Vetë klubi e bëri të ditur në Facebook, duke thënë se ishte "i shkatërruar nga sulmi i pakuptimtë ndaj komunitetit tonë".
“Lutjet dhe mendimet tona shkojnë për të gjitha viktimat, familjet dhe miqtë e tyre”, thuhet në postim.



