Mbeturinat ‘pushtojnë’ lumin e Kardhiqit në Gjirokastër, era përhapet gjithandej

Mbeturinat ‘pushtojnë’ lumin e Kardhiqit në Gjirokastër, era përhapet gjithandej

Ndotja masive ka përfshirë lumin e Kardhiqit në Gjirokastër ku mbeturinat përfundojnë nëpërmjet degëzimeve në lumin Vjosë.

Banorët e fshatrave përreth thonë se duhet të merren masa për ndalimin e hedhjes së mbeturinave në këtë lumë apo djegien e tyre.

Kjo situatë është prej vitesh ndërsa përkeqësohet me rritjen e temperaturave pasi era përhapet gjithandej.

Fshati më i prekur nga ndotja mbetet Palokastra dhe Kardhiqi.

Banorët dënojnë ashpër këtë akt njëherazi dhe ata banorë të tjerë që hedhin gjithfarë mbetjesh në lumë.

Dikur në këtë lumë gjatë verës bëhej edhe plazh apo përdorej për nevojat e banorëve të fshatrave përreth.

Ndonëse herë pas here bëhen pastrime nga autoritetet përgjegjëse sërish ndotjes së lumenjve nuk u është dhënë një zgjidhje përfundimtare duke dëmtuar rëndë ekosistemin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy