
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për agjencinë TASS tregon marrëdhënien e ngushtë që ka me homologun rus. Në intervistën e dhënë një ditë para vizitës së presidentit Vladimir Putin në Beograd, Vuçiç shprehet se konsultohet për shumicën e gjërave me të.
“Gjithnjë konsultohem me presidentin Putin, i kërkoj këshilla dhe i pranoj këshillat e tij. E njoh me atë që po ndodh dhe i them gjithnjë të vërtetën, edhe pse nuk i pëlqen gjithmonë ajo që i tregoj. Por mendoj se kjo është një prej gjërave që Putin respekton më shumë. Dhe unë e respektoj atë sepse është lideri i një vendi të madh dhe tregon respekt për vendin tim. I jam shumë mirënjohës për këtë”, thotë Putin.
Për Vuçiç, Serbia ka gjetur te Rusia një partner të besueshëm. “Ndoshta disave mund të mos u pëlqejnë fjalët e mia, por besoj se ne jemi partner i besueshëm për Rusinë. Kur i them po presidentit Putin, është e mbaruar. Dhe kur them në Uashington dhe Bruksel se ne nuk do t’i vëmë sanksione Moskës, kjo është e vërtetë dhe e drejtë”, shprehet Vuçiç.



