Shuhet në moshën 70-vjeçare nga një sëmundje e rëndë ish-ambasadori Bashkim Rama. Lajmi bëhet i ditur nga familjarët dhe miqtë e tij.
Në një postim në Fascebook Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, me keqardhje ka njofton studentët, stafin akademik dhe administrativ se sot në mëngjes ndërroi jetë Rektori i deritanishëm Prof.Dr. Bashkim Rama.
Asnjë fjalë dhe postulat nuk do të reduktonte dhimbjen familjarëve, miqve dhe studentëve, por jemi të bindur që edhe ata që sado pak e njihnin profesor Bashkimin, e dinin se ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm, me vlera të mëdha si në aspektin akademik ashtu edhe në aspektin njerëzor.
Prof.Dr.Bashkim Rama, përveç si Rektor i cili bëri shumë për UNS, do kujtohet edhe si pedagog i dashur për të gjithë studentët e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë dhe për të gjithë kolegët si një mik i pa zëvendësueshëm.
Universiteti Ndërkombëtar i Strugës nuk është i vetmi institucion që ka humbur një personalitet siç ishte Profesor Bashkimi, i cili për dekada të tëra ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm si një intelektual, ambasador, diplomat dhe pedagog shembullor për të gjithë popullin shqiptar.U prehsh në paqe i dashur Rektor!
Profesor Rama ishte një prej njohësve më të mirë të situatës politike në Maqedoni dhe në rajonin e Ballkanit, Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Gjeopolitikës dhe Diplomacisë, Profesor i teorisë dhe praktikës diplomatike në disa universitete në rajon, si dhe Rektor i Universitetit ndërkombëtar të Strugës prej viti 2012-2014 si dhe nga viti 2016-2021.
Së fundmi, Rama ishte dhe i ngarkuar special i ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për marrëdhëniet me shqiptarët në rajon.
Diplomati Bashkim Rama ka një karrierë të begatë në diplomacinë shqiptare.
Biografi e shkurtër e Rektorit të UNS- Prof.Dr.Bashkim Rama
Diplomati dhe Profesori Bashkim Rama ka patur një karrierë të begatë në diplomacinë shqiptare ka qënë:
• Drejtor i Akademisë Diplomatike,
• Ekspert në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Republikën e Shqipërisë(1980),
• Sekretar i Parë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Gjermani(1981),
• President i Delegacionit të Republikës së Shqipërisë në UNESCO(1987),
• Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë (1988),
• Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë dhe
• Ad Hoc i Republikës së Shqipërisë në Sofje (2002),
• Drejtor i Drejtorisë së rajonit dhe vendeve fqinje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë



