Vrasja e Aleks Nikës/ Gjykata e Strasburgut: Shteti ka përgjegjësi, shkelje moszbardhja e ngjarjes  (VIDEO)

Vrasja e Aleks Nikës/ Gjykata e Strasburgut: Shteti ka përgjegjësi, shkelje moszbardhja e ngjarjes (VIDEO)

Gjykata e Strasburgut ka zbardhur vendimin për 21 janarit, ku rezulton se ka shkelje në rastin e Aleks Nikës. Në vendim thuhet se duhet bërë hetimi dhe të dënohet fajtori, kushdo qoftë, si dhe duhet kontrolluar ligji për armët, nëse i përmbush apo jo standardet.

Gjykata konstaton se ligji i kohës dhe plani i masave të Gardës ishin me shkelje dhe nuk garantonin jetën, e kësisoj shteti ka përgjegjësi për vrasjen, ndërsa shkelje konsiderohet edhe moszbardhja e ngjarjes. Nuk ka një dëmshpërblim për familjen Nika, pasi xhaxhai i të ndjerit, Mark Nika, nuk ka kërkuar një gjë të tillë. Ndër të tjera është konstatuar edhe shkelje e të drejtës së jetës. 

Nisur nga vlerësimi i lartpërmendur, Gjykata arrin në përfundimin se përdorimi i forcës vdekjeprurëse nga oficerët e Gardës Kombëtare, që rezultoi me vdekje të Aleks Nikës, nuk ishte në përputhje me rreptësishtë kërkesat e nenit 2 të Konventës. Gjykata ka konstatuar mangësi në kuadrin ligjor që rregullon përdorimin e armëve potencialisht vdekjeprurëse në lidhje me operacionet e kontrollit të turmës në përgjithësi, defekte serioze në
planifikimin dhe kontrollin e ngjarjes në shqyrtim
”, thuhet në vendim. 

Në të vërtetë, qeveria e paditur ka pranuar se një përdorim i tillë i forcës ishte joproporcional. Ka shkelje e aspektit përmbajtësor të nenit 2 të Konventës”, thuhet në konkluzione. 

Kujtojmë që Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me 3 protestues të tjerë. Familjarët e Nikës dërguan padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, por pa kërkuar një dëmshpërblim monetar. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy