Grumbullimet, Rama: Lus Zotin që të mos përfundojnë në spitale. PD: Humbja e ka bërë nervoz

Grumbullimet, Rama: Lus Zotin që të mos përfundojnë në spitale. PD: Humbja e ka bërë nervoz

Kryeministri Edi Rama i bën thirrje kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, të ndalë grumbullimet. Me anë të të një statusi në profilin e tij zyrtar, Rama ka ndarë foto nga takimet e Bashës në rrethe, duke shkruar një shprehje latine “Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”.

Ai thotë se kjo këmbëngulje duke bërë përshesh në çdo shesh është një djallëzi prej njerëzish pa vizion. Rama shprehet se lut Zotin që për dy a tre javë, këta njerëz të mos përfundojnë në spitale.

Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët. Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku

*Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv

(Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut”,shkruan Rama.

Nga ana e saj Partia Demokratike i përgjigjet akuzave të kryeministrit Rama, i cili vijon të sulmojë takimet e Bashës me mbështetësit. PD deklaron se i kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën.

I kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën.

Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë. Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale. PD është parti që funksionon sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi.

Kërcënimet dhe keqinformimet e Edi Ramës nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së Partisë Demokratike. Në 25 prill Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy