Atentat ndaj shqiptarit gjatë pushimeve në Greqi, mbetet i plagosur

Atentat ndaj shqiptarit gjatë pushimeve në Greqi, mbetet i plagosur

Një shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri, gjatë një atentati të kryer ndaj tij në portin e Lakkës në Paxos, ku ndodhej me pushime.

Të paktën 10 plumba u qëlluan drejt shqiptarit, duke bërë që të mbetet i plagosur rëndë.

I plagosur ka mbetur 51-vjeçari Andrea Kalemi, ndërkohë që policia ka identifikuar si të dyshuar një tjetër shqiptar i cili banon në Itali.

51-vjeçari u dërgua në spitalin e Janinës ku ndodhet në gjendje të rëndë nën kontrollin e mjekëve.

Mësohet se i plagosuri ndodhej me pushime me familjen, por në momentin e ngjarjes ishte i vetëm.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi dinamikën e atentatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy