Kthimi i emigrantëve pas Pashkëve, radhë kilometrike në Kapshticë. Qytetarët: Na duan veç për votë (VIDEO)

Kthimi i emigrantëve pas Pashkëve, radhë kilometrike në Kapshticë. Qytetarët: Na duan veç për votë (VIDEO)

Ardhja e emigrantëve shqiptarë nga Greqia në Shqipëri për të festuar Pashkët, dhe kthimi i tyre gjatë të hënës ka shkaktuar radhë kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Gazetarja Elsa Xhindole raportoi për “MCN Live” se gjatë fundjavës Juglindja e vendit ka qenë e mbushur me emigrantë, por e hëna që nga mesdita kë sjellë fluks të lartë në Kapshticë.

Drupal Ad

E hëna ka sjellë radhë kilometrike të automjeteve, ku në hyrje kanë qenë 4903 shtetas, ndërkohë në dalje 8062 shtetas.

Qytetarët të shqetësuar për radhët, kanë shprehur shqetësim se sa herë vijnë për festa në Shqipëri ndodh kjo situatë.

Pala shqiptare ka punuar me 5 sportele, por vetëm pas disa orëve në radhë nga dy sportele, atëherë pala greke ka vendosur të punojë me kapacitete të plota, duke lehtësuar lëvizjen e automjeteve.

Vetëm nga ora 20.00 e mbrëmjes së të hënës situata nisi të lehtësohej, ndërsa ditën e sotme situata është kthyer në normalitet.

Qytetarët u shprehën se kanë pritur mbi dy orë në radhë për të kaluar drejt shtetit grek dhe thonë se në 30 vite vazhdon e njëjta situatë.

Çfarë jemi ne, vetëm votë? Ka 30 vjet e njëjta situatë. Situata është shumë e vështirë, sa na detyron që të mos vijmë më.

Duhet të ndërhyjë shteti, na lënë këtu të presë. Unë për vete kemi 7 vota në familje, asnjë votë nuk jap.

Edi Ramës duhet t’i vijë turp që tallet me këtë popull. Kryeministri thotë do marrim pasaportën europiane, ndërkohë që nuk ndërhyn për këto radhë.

Kjo është pasaporta europiane? Ka 12 vjet Kryeministër, kur nuk ka pasur radhë këtu? Na detyron që të mos vijmë më.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy