Një lajm i mirë dhe i shumëpritur për Kosovën vjen nga CEB, e cila ka miratuar dhënien e huasë shtesë për të mbështetur autoritetet e Kosovës në blerjen e vaksinave kundër koronavirusit, për gati gjysmën e popullsisë.
Huaja prej prej 25 milionë eurosh, përveçse mbulimit të shpenzimëve lidhur me shpërndarjen e vaksinave dhe pajisjeve mjekësore thuhet se do të mbulojë edhe koston për materialet shpenzuese.
Kosova vijon të mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk ka nisur procesin e vaksinimit. Ajo pret edhe vaksinat e para nga COVAX - skema e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shpërndarje të vaksinave në vendet e varfra. Guvernatori i Bankës për Zhvillimnë KE, Rolf Wenzel, tha se fondi “nuk është thelbësor vetëm për të tejkaluar krizën aktuale me pandeminë, por edhe për të zbutur pabarazitë sociale dhe ato ekonomike në rritje, si pasojë e pandemisë”, thotë Wenzel.
Në dërgesën përmes COVAX-it, Kosova do të përfitojë 100 800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania AstraZeneca.



