
Ndryshimi kryesor i Kodit të Procedurës Penale parashikon që të shmang burgun për veprat penale me marzh dënimi deri në 5 vite. Nëse kjo pikë miratohet ashtu siç është, s’do ketë dënime me burg për të paktën 159 vepra të sanksionuara nga kodin Penal. Nëse një qytetar kryen një plagosje të lehtë me dashje e cila parashikon deri në 2 vite heqje lirie, gjykata nuk do të caktojë dotë arrest me burg, por mase alternative.



