Në një lidhje Skype në edicionin e lajmeve në MCN TV, analisti Fidan Rama u pyet nëse mendon se dialogu me Serbinë, do të ecë shpejt me Albin Kurtin kryeministër. Sipas tij, dialogu me Serbinë është një temë e pashmangshme e cila lidhet drejtpërdrejt me krijimin e shtetit dhe se Kurti është i gatshëm për këtë dialog kurdoherë. Ai sqaroi më tej se nuk ka një parashikim të saktë për përmbylljen e këtij dialogu, por tha se shpreson se mund të përmbyllet brenda 4 viteve të administratës Biden.
“Natyrisht që synohet një përshpejtim i dialogut dhe pse në fushatën e fundit të Kurtit nuk ka qenë prioritet i fushatës çdo gjë lidhet me dialogun. Është temë e pashmangshme. Dialogu do të jetë prioritet. Krejt kjo lidhet me ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe Bashkimin Europian. Ajo çfarë ka ndodhur në 20 vitet e fundit dialogun e bën të pashmangshëm. Kurti do jetë kudo dhe kurdoherë për dialogun. Përsa do të shkojë shpejt kjo do të varet edhe nga Kurti edhe nga axhenda e Serbisë dhe Bashkimi Europian për shkak të pandemisë. Pritet që brenda administratës së Biden në këto 4 vite të mbyllet. Sa shpejt nuk mund të jap parashikim, por e sigurt që ky proces me gjasa do përmbyllet mes Biden dhe qeverisë Kurti”, u shpreh Fidan Rama
2.Si e shihni qasjen e Shqipërisë lidhur me këtë çështje. Kam parasysh këtu deklaratën e kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë se nuk është i përshtatshëm për të negociuar mes Prishtinës dhe Beogradit. Kjo ndodh nga qëndrimi i mëparshëm i Z. Rama, i përfolur se ka mbështetur idenë e shkëmbimit të territoreve, apo marrëdhëniet personale jo shumë të ngrohta le të themi me Z. Kurti?
Pavarësisht kësaj ndjenje emocionale që kemi si dy shtete Kosova është veç po ashtu dhe Shqipëria dhe aty ku është përfshirë në ndërmjetësim nuk është se duhet përfshirje e drejtpërdrejtë e shteteve në dialog, por e rëndësishme është mbështetja. Ky është një lloj mesazhi që Rama dëshiron ta dërgojë tani pak para zgjedhjeve. Unë e shoh në prizmin që po ndodh në Shqipëri pak para zgjedhjeve, por edhe prizmin që po i japin dy qeverive të mos kenë ndërhyrje te njëra- tjetra. Prandaj kjo lidhet më shumë me tensionin ku është përfshirë Shqipëria pak para zgjedhjeve.
3.Kurti kërkoi ndihmën e kryeministrit Rama për vaksinimin e mësuesve në Kosovë. Si e shihni këtë?
Ky është një proces normal që po ndodh mes dy shteteve. Po flasim për dy kryeministrat se nuk bëhet ndryshe duke filluar kështu me një bashkëpunim. Mesa kam kuptuar ka qenë një kërkesë e Kurtit për vaksinimin e mësuesve dhe Rama i është përgjigjur pozitivisht. Dhe është inkurajuese që Rama dhe Kurti ti lënë anash mospajtimet që kanë pasi interesi i shteteve është mbi të gjitha.
4.LDK i ka hapur dritën jeshile pjesëmarrjes në votimin e presidentes së Kosovës. A mund të themi se shumë shpejt do të kemi një president dhe do të doja një koment edhe për këtë qëndrim të Lumir Abdixhikut, për të cilin është thënë fillimisht se vepron nën hijen e Isa Mustafës.
LDK në rrethanat aktuale ku ndodhet pas zgjedhjeve nuk ka pasur zgjedhje tjetër. Vendimi për të emëruar një figurë të re do kohë për mobilizim. Prandaj çdo vendim tjetër mund të bëhej edhe rrezik për LDK. Prandaj e kanë parë si të domosdoshëm për të dhënë kontributin për zgjedhjen e presidentes. Kjo mund të ketë edhe pasoja më vonë. Por LDK nuk ka pasur zgjedhje tjetër. Të martën do jetë seanca për presidenten Vjosa Osmani dhe aty nuk do ketë asnjë problem, LDK nuk është unike në këtë vendim. Por ajo që është e rëndësishme është që LDK dhe ky proces të mbyllet të martën e ardhshme. Osmani nuk është figurë kontestuese dhe pres që të të mbyllet.



