Trump thotë se pret njoftimin se aleatët kanë rimarrë të gjitha territoret të ISIS, Pompeo siguron se SHBA nuk është tërheq nga lufta

Trump thotë se pret njoftimin se aleatët kanë rimarrë të gjitha territoret të ISIS, Pompeo siguron se SHBA nuk është tërheq nga lufta

Presidenti Donald Trump theksoi se priste një njoftim zyrtar që javën e ardhshme koalicioni që luftoi kundër militantëve të Shtetit Islamik e ka rimarrë të gjithë territorin e mbajtur më parë nga grupi ekstremist.

"Ushtria e Shteteve të Bashkuara, partnerët tanë të koalicionit dhe Forcat Demokratike të Sirisë kanë çliruar pothuajse të gjithë territorin e mbajtur më parë nga ISIS në Siri dhe Irak", tha Trump në një takim në Uashington me zyrtarët e Koalicionit për të Mposhtur ISIS.

"Duhet të njoftohet zyrtarisht, ndoshta javën e ardhshme, që do të kemi 100 për qind të kalifatit, por dua të pres fjalën zyrtare. Nuk dua të them shumë herët", tha Trump në takimin në Departamentin e Shtetit të SHBA.

​Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, iu tha aleatëve se tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Siria nuk është “fundi i luftës së SHBA-së” kundër grupit ekstremist Shteti Islamik (ISIS).

Shefi i diplomacisë amerikane tha se grupi militant vazhdon të paraqesë kërcënim të rrezikshëm.

Luftën do ta vazhdojmë përkrah jush” iu tha Pompeo zyrtarëve nga 79 vende të botës që janë pjesë e koalicionit në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik.

Në takimin e mbajtur të mëkurën në Uashington, sekretari Pompeo, siguroi aleatët se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të udhëheqin” luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik por gjithashtu iu bëri thirrje aleatëve të angazhohen për mundjen përfundimtare të grupit militant.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se tërheqja e trupave amerikane nga Siria është në thelb “ndryshim taktik” dhe jo “ndryshim i misionit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy