
Gazetari Durim Abdullahu tha përmes një lidhje “Skype” në studion e lajmeve në MCN Tv se se takimi i djeshëm mes Ramës dhe Kurtit ishte më i relaksuar dhe theksoi se media i dha më shumë jehonë protokolleve dhe teknikaliteteve sesa marrëveshjeve.
Përpara se të zhvillohet takimi i 8, Rama erdhi një ditë më parë në Kosovë dhe bëri një sërë takimesh, takoi biznesmenët më të fuqishëm dhe takoi familjen e Thaçit. Vëmendja e mediave ka shkuar tek teknikalitet, protokollet, sjelljet në publik sesa tek vetë marrëveshjet.
Mendoj se është e rëndësishme se dje janë nënshkruar 19 marrëveshje që i takojnë fushës së arsimit, mbrojtjes etj. Nuk janë pak. Këto takime kanë vite që kanë nisur, dhe 2 vitet e fundit është parë një intensifikim i tyre. Mediat kanë folur dhe për një takim, një darkë që Rama shtroi me një elitë të gazëtarëve në Kosovë, vetëm për të përcjellë në Tiranë, për të transmetuar që Rama ka takuar ata që Kurti nuk i takon.
Ndryshe nga takimet e tjera 3 takimet e fundit, ky ishte disi më i relaksuar, Rama duket se ishte i sinqertë kur tha se jemi karaktere të vështira dhe e kemi të vështirë në mënyrën si pajtohemi. Takimi i djeshëm ka marrë vëmendjen e plotë.
Prej që kur kanë nisur takimet mes dy qeverive ka pasur më shumë idenë e thyerjeve të akujve dhe e vendosjes së marrëdhënieve të drejtpërdrejta, disa vite pas Kosova ishte shpallur pavarsinë.
Vetëm para 20 vitesh këto takime kanë qenë të papërfytyerushme. Mos të harrojmë që kombi shqiptar i ndarë politikisht në dy shtete ka kaluar në një periudhë të gjatë tranzicioni. Në Prishtinë dhe Tiranë ka dy qeveri që po ruajnë linjat e bashkëpunimit. Absurde që marrëveshjet nuk janë zbatuar në të kaluarën, janë teknike që arrihen dhe me vende të tjera.
Mendoj se është gjë e duhur që ata kanë krijuar një sekretariat të përhershëm që kujdeset për mbarëvajtjen e marrëveshjeve.
Përsa i përket projektit për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, Abdullahu tha se dy qeveritë kanë gjetur vullnetin për realizimin e këtij projekti.
Është folur shumë, në të dyja anët qeveritë kanë mazhorancë maksimale. Kanë qenë disi premtime të folura nga Kurti edhe kur ka qenë në opozitë. E dimë diskurisn e tij për shtimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Dy qeveritë kanë gjetur vullnetin për realizimin e këtyre projekteve.
Do të bëhet realitet hekurudha në vitet pasuese. Këto projekte nuk janë vetë ide të Kosovës e Shqipërisë, por janë të përkrahuara edhe nga faktorët ndërkomëbatrë të cilat kanë peshë në sigurinë kombëtare. Kosova ka fituar mbështetje të madhe nga SHBA.
Abdullahu tha se përmes miratimit të udhërrëfyesit mes Prishtinës dhe Beogradit për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në Veri brenda pak muajsh do bëhet e mundur që energjia e shpenzuar nga serbët në veri të paguhet nga ata dhe jo nga qeveria e Kosovës.



