“Pronat i vjedh politika dhe krimi”, Dhuli: Epoka e Belerit ka përfunduar, por jo problemet e Himarës

“Pronat i vjedh politika dhe krimi”, Dhuli: Epoka e Belerit ka përfunduar, por jo problemet e Himarës

Juristi Skerdjan Dhuli i ftuar në emisionin ‘Factcheck’ ka komentuar çështjen e Fredi Belerit nga fitorja deri te kandidimi. Ai u shpreh se procesi i Belerit ka përfunduar nga ana ligjore, por ai i Himarës vazhdon akoma sepse problemet janë ende aty.

Sipas tij, fakti që Beleri nuk u lejua të betohej është dhe arsyeja reale pse ndodh e gjithë përplasja në bashkinë Himarë, pasi kjo bashki është problem shumë i madh për qeverinë e Tiranës për shkak se përfshirja në korrupsion me pronat në vijën bregdetare është e frikshme.

Drupal Ad

 

 

 

Për mua ka përfunduar procesi i Belerit dhe ka rifilluar procesi i Himarës sepse në momentin që është marrë vendimi i formës së prerë praktikisht dhe sipas ligjit përfundon në njëfarë mënyre karriera e Belerit si person, por nuk përfundojnë as problematikat e bashkisë Himarë, as arsyeja pse kjo bashki ka pasur këtë zgjatim rruge këto 14 muaj pas arrestimit të tij.

Fakti që Beleri nuk u lejua të betohej është dhe arsyeja reale pse ndodh e gjithë përplasja në bashkinë Himarë, sepse nëse Beleri do të betohej dhe një përfaqësues nga PD apo opozita do të mandatohej prej tij si drejtues i bashkisë i periudhës tranzitore, pra siç ka vendosur Rama një nga të vetët do duhej të kishte një nga opozita për shkak se ata ishin dhe fitues të zgjedhjeve dhe krejt tjetër do ishte rrjedha e asaj bashkie.

Bashkia e Himarës është problem shumë i madh për qeverinë e Tiranës për shkak se molepsja në korrupsion me pronat në vijën bregdetare është e frikshme. Pra nga ana ligjore përfundon epoka e Belerit, por nuk përfundojnë problemet e Himarës.

Më tej ai shtoi se Beleri mund të jetë i vetmi i burgosur në Shqipëri që nuk i është pranuar asnjë kërkesë.

Beleri është i vetmi i burgosur që ka shkuar tre herë në gjykatën e apelit, një herë për ndryshimin e masës së sigurisë, njëherë për betimin dhe njëherë tjetër për vendimin e formës së prerë dhe në të treja rastet i kanë vendos të njëjtën gjyqtare, s’mund të ketë tre herë e njëjta rastësi dhe nuk është pa qëllim.

Edhe vetë fakti që vendos në përgjim një kandidat për kryetar bashkie që është subjekt i SPAK që këtu cedon procedura. Belerin e kanë trajtuar në gjykatë si armik i popullit. Problemi është që për fat të keq gjobën e Strasburgut ta paguante Rama kur ta humbasin dhe jo taksapaguesit shqiptarë se dhe me Belerin në Strasburg do të ndodhë njësoj si rasti Bechetit.

Ndërsa lidhur me kandidatin për zgjedhjet e vendosura më 4 gusht ai tha se nuk ka një emër konkret, por që sipas tij kushdo që do kandidonte do ishte fitues maksimal, përfshirë këtu dhe djalin e Fredi Belerit.

Se cili do jetë kandidati kjo javë do e tregojë. PD ka qenë e bashkuar dhe kur nuk kishte vulën. Administrata zgjedhore në Himarë ka qenë e njerëzve, PD nuk ishte e bashkuar në qendër, por në bazë po. Së pari bëhet diskutimi se cili do e propozojë, por një emër nuk ka, por them se çdo emër që do kandidojë nga PD në atë garë është fitues. Probabiliteti për të fituar është maksimal.

Nëse opozita vendos, Berisha vendosin Petro Belerin kandidat padyshim që do jetë fitues sepse problemet në bashkinë e Himarës i prodhon qeveria. Pronat në Himarë i vjedh pushteti. Politika i infiltron këta banorë të zonës. Nëse ato zgjedhje i humbasim kjo nuk prodhon asgjë.

I pyetur se çfarë prisni nga drejtësia, Dhuli tha se këto që po bën drejtësia po i bën dhe me ndihmën nga ana e opozitës.

Drejtësia kur bënë punë të mira duhet mbështetur, por është e njëjta drejtësi. Sa i përket qëndrimit të shtetit grek në këtë çështje, mendoj që kjo pjesë ka qenë tema më e dëshiruar. mua nuk më intereson se çfarë thotë politika greke sepse ata ndoshta e mbrojnë dhe për arsyet e veta.

Se çfarë thotë Greqia mua nuk më intereson, por ka një qasje që Shqipëria e vuan në këtë histori, sepse duhet të pranojmë që Shqipëria nuk është Edi Rama dhe është e padrejtë që barrikadat të vendosen ndaj Shqipërisë kur shqiptarët nuk kanë asnjë kusur për barrikadat e vendosura. Nga ana ligjore Beleri ka gjasa të shkojë eurodeputet, dhe ajo që dua të them është se Belerin kryetar bashkie në Himarë e bënë shqiptarët, ndërsa eurodeputet e bëri Edi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy