Kosovë, Thaçi nis takimet konsultative me partitë për datën e zgjedhjeve

Kosovë, Thaçi nis takimet konsultative me partitë për datën e zgjedhjeve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shpërndarjes së legjislaturës së pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të mbajë sot takim konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Takimi mbahet në ora 08:45 në kabinetin e presidentit të Republikës së Kosovës.

Për rrëzimin e Qeverisë votuan 78 deputetë, 34 ishin kundër, ndërsa tre prej tyre abstenuan.

Dje Kuvendi i Kosovës votoi mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ndërsa shpërndarjen e Kuvendit, presidenti Thaçi e ka bërë përmes dekretit, i cili ka hyrë menjëherë në fuqi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy