Kandidati presidencial serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se është shumë krenar për gjithë interesin e madh të qytetarëve të Serbisë për të votuar.
Vuçiç deklaroi se për të votuan më shumë se dy milionë votues që shkuan në qendra të shumta të votimit.
Gjithashtu, Vuçiç nuk ngurroi të thotë se mori 12 për qind më shumë vota se të gjithë kandidatët e tjerë së bashku, duke shtuar se la prapa Sasha Jankoviçin me 16.2 për qind dhe Luka Maksimoviç me 9.4 për qind, transmeton Indeksonline.
Duke folur për rezultatet, Vuçiç deklaroi se, nuk ka ende rezultatet e Kosovës, por që pret një fitore dërrmuese.
“Unë jam shumë krenar për faktin se ne kemi marrë një numër të madh të votave në kushte që për ne nuk ishte aspak e lehtë, për ne kjo është një ditë e rëndësishme dhe është e rëndësishme për të treguar në cilin drejtim Serbia, dëshiron të shkojë. Kjo është një fitore e pastër dhe nuk mund të interpretohet”, ka thënë Vuçiç.



