Rreziku që i kanoset një gruaje nëse kalon stres në shtatzëni

Rreziku që i kanoset një gruaje nëse kalon stres në shtatzëni

Gratë që janë të stresuara gjatë shtatzënisë lindin mesatarisht më herët se ato që janë më të qeta, tregon një studim i ri amerikan. Studimi nxjerr në pah nevojën që mjekët të kontrollojnë ankthin dhe jo vetëm depresionin siç ndodh më shpesh, gjatë tremujorit të parë dhe të tretë të shtatzënisë.

Studiuesit, të drejtuar nga Christine Dunkel Setter nga Universiteti i Kalifornisë, Los Angeles (UCLA), i publikuan përfundimet e studimit në revistën ‘Health Psychology’.

Ata studiuan rreth 200 gra shtatzëna, të cilat u vlerësuan përmes pyetësorëve dhe testeve psikologjike në lidhje me nivelin e tyre të ankthit.

Ndërkohë studimet e mëparshme kanë treguar se afërsisht një në katër gra shtatzëna përjetojnë simptoma klinike të shtuara të ankthit. Studimi i ri konfirmon se stresi është një faktor rreziku për lindjen e parakohshme para javës së 37-të të shtatzënisë.

Studimi i fundit zbuloi se stresi i lidhur me shtatzëninë veçanërisht gjatë tremujorit të tretë është i lidhur më shumë me rrezikun për lindje të parakohshme. Por ankthi gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë rrit gjithashtu rrezikun që foshnja të lindë para kohe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy