
Britania e Madhe sanksionoi të martën 12 komandantë ushtarakë rusë të implikuar në sulmet me raketa në qytetet ukrainase.
Po ashtu sanksionoi edhe biznesmenë iranianë të përfshirë në prodhimin dhe furnizimin e dronëve ushtarakë të përdorur në sulmet e kryera në Ukrainë.
Britania tha se dronët e prodhuar nga Irani kanë luajtur një rol themelor në sulmet ndaj civilëve, duke cituar informacionin e SHBA që tregonte se Irani është bërë një nga mbështetësit kryesorë ushtarakë të Rusisë, duke dërguar qindra dronë në Rusi.
Teherani dhe Moska kanë mohuar akuzat perëndimore se Rusia po përdor dronët iranianë për të sulmuar objektivat në Ukrainë.
Sulmet e llogaritura të forcave ruse ndaj qyteteve dhe civilëve të pafajshëm në Ukrainë nuk do të mbeten pa përgjigje.
Regjimi iranian është gjithnjë e më i izoluar përballë thirrjeve për ndryshim nga njerëzit e tij dhe po bën marrëveshje të ndyra me Putinin në një përpjekje të dëshpëruar për të mbijetuar
Kështu deklaroi Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, referuar sanksioneve.
Britania tha se në mesin e të sanksionuarve ishin gjeneralmajor Robert Baranov, i cili mendohet të jetë komandanti i një njësie përgjegjëse për programimin dhe shënjestrimin e raketave ruse.



