Humbi jetën në aksident/ Zi dhe festë për vdekjen e presidentit të Iranit

Humbi jetën në aksident/ Zi dhe festë për vdekjen e presidentit të Iranit

Teksa Irani ka shpallur 5 ditë zie për vdekjen në aksidentin ajror të presidentit Raisi, ka dhe nga ata që e shohin këtë ngjarje si një frymëmarrje për popullin iranian.

Qindra iranianë në ekzil u mblodhën përpara ambasadave në Berlin dhe Londër me parulla kundër regjimit të ajatollahëve dhe presidentit tashmë të ndjerë.

Mes protestuesve, shumica nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, kishte nga ata që e cilësonin këtë ditë si një festë, teksa mbanin parulla në duar me foton e Raisit me një kryq përsipër.

Raisi, i cili shihej prej kohësh si pasardhës i mundshëm i liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei, u vra në një përplasje helikopteri në një terren malor pranë kufirit me Azerbajxhanin.

Helikopteri po transportonte gjithashtu ministrin e Jashtëm Hossein Amirabdollahian dhe gjashtë pasagjerë të tjerë, të cilët po ashtu humbën jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy