Ish-truproja i Putin pranon dështimin: Sulmet ruse në Ukrainë jo në rrugën e duhur

Ish-truproja i Putin pranon dështimin: Sulmet ruse në Ukrainë jo në rrugën e duhur

Ish-truproja i Vladimir Putin, Viktor Zolotov, ka pranuar dështimin e Rusisë në Ukrainë. Ai ka deklaruar se ofensiva ruse ka dështuar, dhe pushtimi nuk erdhi në atë mënyrë që Rusia e kishte parashikuar.

Për këtë dështim Zolotov gjen ‘fajtor’ ekstremistët e djathtë që ndodhen mes ukrainasve.

Do të doja të thoja se jo gjithçka po shkon aq shpejt sa ne do të donim”, tha Viktor Zolotov.

Për këtë dështim Zolotov gjen ‘fajtor’ ekstremistët e djathtë që ndodhen mes ukrainasve, duke luajtur me një akuzë të përdorur vazhdimisht nga Moska për të justifikuar pushtimin e saj se neo-nazistët janë infiltruar në Ukrainë.

Komentet janë publikuar në faqen zyrtare të Gardës Kombëtare të Rusisë, nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga BBC.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy