Përdorimi i celularit shkakton tumor, gjykata i jep të drejtë punonjësit të Telecom Italia

Përdorimi i celularit shkakton tumor, gjykata i jep të drejtë punonjësit të Telecom Italia

Deri më tani nuk ka asnjë provë për shkencën, por pas gjykimit të rastit të një punonjësi të Telecom Italia, të prekur nga neurinoma e nervit akustik, Gjykata e Apelit në Torino nuk ka lënë vend për dyshim. Për gjyqtarët e shkallës së dytë, të cilët konfirmuan dënimin e dhënë në vitin 2017 nga shkalla e parë e gjyqësorit, ka një lidhje shkak-pasojë midis këtij tumori të trurit (formë beninje) dhe abuzimit të telefonit celular. Sipas gjykatës, Instituti Kombëtar i Sigurimeve kundër Aksidenteve në Punë (Inail) duhet t'i paguajë paditësit një pension të përjetshëm për sëmundje profesionale. Ndërkohë, vendimi rihap diskutimin mbi pasojat e ekspozimit të tepërt ndaj valëve elektromagnetike.

"Mjafton të përdorni celularin tridhjetë minuta në ditë për tetë vjet dhe jeni të rrezikuar", thonë avokatët e të dëmtuarit.

"Dënimi është historik, siç ndodhi edhe në shkallën e parë të gjyqësorit. E jona është një betejë për të rritur ndërgjegjësimin. Informacioni mungon, pavarësisht se kjo është një çështje që prek shëndetin e qytetarëve".

Nuk ka studime shkencore që konfirmojnë lidhjen e përdorimit të celularit me predispozitën e shtuar për t’u prekur nga tumoret, në mënyrë të veçantë ato të trurit. Megjithatë, nuk janë të pakta hipotezat sipas të cilave, kompanitë e mëdha të telefonisë celulare bllokojnë daljen e konkluzioneve të tilla.

Megjithatë, në vitin 2011, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimet mbi Kancerin e ka futur fushat elektromagnetike me radiofrekuencë në listën e faktorëve kancerogjenë.

Por pavarësisht kësaj, shumë studiues thonë se ndryshe nga faktorë të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e kancerit, si duhani apo alkooli, për fushat elektromagnetike nuk ka ende elementë që provojnë lidhje të drejtpërdrejtë me sëmundjen e rëndë. / ANSA / Përgatiti: Gazmira Sokoli /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy