LDK dorëzon kërkesën në Kuvend për votëbesimin e qeverisë/ Vjosa Osmani mbetet jashtë ekzekutivit

LDK dorëzon kërkesën në Kuvend për votëbesimin e qeverisë/ Vjosa Osmani mbetet jashtë ekzekutivit

Ditën e djeshme është publikuar aktgjykimi i plotë mbi vendimin e marrë për dekretin e presidentin Thaçi lidhur me mandatimin e Avdullah Hotit si kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetueses sqarohej se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën.

Pas publikimit të Aktgjykimit, Lëvizja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ditën e sotme do të mbajë mbledhjen e Kryesisë. “Nesër (e martë), më datë 2 qershor 2020, në orën 16:30, në selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë. Pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që ka dorëzuar edhe një kërkesë në Kuvendin e Kosovës për mbajtjen e një seance votëbesimi për Kryeministrin Hoti dhe qeverinë që do të krijohet prej tij.

 Mbajtja e seancës është kërkuar që të mbahet të mërkurën në orën 11:00. Një kërkesë e tillë është konfirmuar edhe nga shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben. “Pas marrjes së Aktgjykimit në emër të LDK kam dorëzuar kërkesën për seancë për të mërkurën në orën 11:00 me të vetmen kërkesë të rendit të ditës votimin e Qeverisë së re”, ka thënë Gashi për mediat, ndërkohë që ka shtuar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë do të zyrtarizohen edhe emrat e ministrave nga ana e LDK-së.

 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se momenti i publikimit të vendimit të plotë nga ana e Gjykatës, i hap rrugë proceduarave për mbajtjen e seancës mbi votimin e qeverisë së re. Haradinaj ka konfirmuar sërish emrat e ministrave të AAK-së në qeverinë e ardhshme. “Blerim Kuçi – ministër i Zhvillimit Ekonomik, Planifikimit Hapësinor dhe Ambientit tash është një ministri më e madhe kjo, për ministre të Jashtme kemi Meliza Haradinaj Stublla, ministër i Drejtësisë, Selim Selimi, edhe i Arsimit, Rama Lika, zëvendëskryeministri nga Aleanca është Besnik Tahiri, është ekip vërtetë i suksesshëm dhe njerëz që meritojnë besimin e qytetarëve por edhe për kudo që angazhohen”, ka thënë  Haradinaj.

Megjithatë ajo që ngjall kureshtje është informacioni i marrë nga mediat kosovare se Vjosa Osmani nuk është përfshirë në qeverinë e re që pritet të formohet, dhe kjo sepse i është kundërvënë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe vendimeve të marra prej saj.

Rrugët e saj dhe LDK dukeshin që ishin drejt ndarjes që në momentin që ajo doli kundër mocionit të mosbesimit të mbajtur ndaj qeverisë Kurti. Gjithsesi LDK ende nuk i ka konfirmuar zyrtarisht emrat e ministrave të qeverisë së re.

Ndëkohë Presidenti Thaçi ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe pse më parë për të ishte shprehur me anë të një postimi në Facebook. Në deklaratën për media, presidenti ka vlerësuar se me vendimin e Gjykatës u vërtetua se demokracia në vend tashmë është pjekur. Ai i bëri thirrje mandatarit për kryeministër, Avdullah Hoti të marrë përgjegjësitë dhe të formojë qeverinë sa më shpejt. “U dëshmua se në Kosovë është pjekur demokracia dhe funksionojnë me sukses institucionet e pavarura. Tani është hapur rruga për formimin e qeverisë së re të Kosovës”, u shpreh Presidenti Thaçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy