Italia mban zgjedhjet nën masat anti-Covid. Në garë edhe shumë shqiptarë (VIDEO)

Italia mban zgjedhjet nën masat anti-Covid. Në garë edhe shumë shqiptarë (VIDEO)

Sot Italia zhvillon zgjedhje vendore në 7 rajone, si dhe zgjedhje për referendumin e kushtetutës. Prej orës 7 të mëngjesit të sotëm italianët janë thirrur të votojnë për referendumin kushtetues konfirmativ që kërkon reduktimin e numrit të parlamentarëve si dhe për zgjedhjen e këshillave rajonal e komunal në shtatë rajonet Veneto, Puglia, Camagnia, Valled’Aosta, Toscana. Marche e Liguria.

Janë zgjedhjet e para që zhvillohen në kushtet e pandemisë Covid 19, e në rregulloren strikte të ruajtjes së shëndetit e parandalimit të infektimit.

Maska të detyrueshme në fytyrë, xhel dezinfektues, jo matje e temperaturës trupore, itinerare të diferencuara për hyrje e dalje nga qendrat e votimin e garantimi i së drejtës së votës dhe për qytetarët që janë në gjendje karantinimi, izolimi shtëpiak apo që janë pozitiv nga virusi për ta shprehur votën e tyre nga shtëpia e në kushtet e një sigurie të plotë shëndetësore.

Janë 46.415.806 italianë që kanë të drejtë vote në referendumin konfirmativ. 18.471.692  për ato rajonale e 5.703.817  për zgjedhjet administrative në 957 komuna.

Në zgjedhjet rajonale e komunale 2020 në Itali, kandidojnë dhe rreth 50 emigrantë shqiptarë. Janë aktivistë e përkrahës të forcave të ndryshme politike që kandidojnë në lista civile apo grupime politike me synimin për të qenë anëtarë me të drejta të plota në drejtimin e pushtetit vendor në 7 rajone e më 957 komunat italiane.

Rreth orës 12.00 do të bëhet publik projeksioni i parë mbi pjesëmarrjen e qytetarëve italianë në këto orë të para të ditës.

Votimet do të mbyllen në ora 15.00 të datës 21 shtator.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy