Thatësira ka përfshirë edhe kryeqytetin italian. Problemet me furnizimin me ujë kanë prekur 20 komuna të Romës. Probleme ka edhe në Selinë e Shenjtë, e cila ka shpallur një plan masash për të kursyer ujin.
Për këtë arsye, guvernatori i Vatikanit ka vendosur mbylljen e të gjithë shatërvanëve, si të jashtmet në kopshtet e brendshme, edhe ato në sheshin “Shën Pjetër”.
Lajmin e ka bërë të ditur Radio Vatikani.
Edhe kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi, u ka kërkuar institucioneve të marrin masat për furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve të zonave problematike.



