Mjeshtri i valleve në Ansamblin e Teatrit të Operas dhe Baletit, Genc Kastrati, për hyrjen si trashëgimi UNESCO të “K’cimit të Tropojës”, thotë se një vlerësim i tillë është krenari kombëtare.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai tha se “K’cimi i Tropojës” ka strukturë krejt ndryshe nga vallja dhe bazohet në pesë hapa.
Një vlerësim i tillë është krenari kombëtare. Unë i takoj valles se dhe babai im ka qenë pjesë e vallëzimit popullor shqiptar. Folklori është pjesë e identiteti kombëtar të një kombi.
Është shpallur e mbrojtur xhubleta, kënga labe dhe tani dhe K’cimi i Tropojës. Po të shohësh është shpallur gjithë kultura popullore shqiptare.
E para që ka bërë përshtypje është pse K’cim dhe jo valle. Dje shumë miq më kanë pyetur. K’cimi ka një strukturë të ndryshme nga vallja.
E para vetë zona e ka quajtur K’cim. Se të hidhesh nga aty atje, do të thotë kce. Kërcimi ka strukturë ndryshe nga vallja.
Vallja është dorë për dore. Ndërsa K’cimi i Tropojës është individual dhe gjithsecili kërcen në një vend të caktuar.
Duket si një kërcim improvizues, dhe tejet i lashtë. Po ta kapësh nuk ka më shumë se pesë lëvizje.
Po ti mësosh ato pesë lëvizje, nuk mund ta bësh gjë tjetër, por ke lirinë për të filluar me këmbën e majtë apo djathtë, të sillesh rreth vajzës.
Gjithsecili ka lirinë që ta kërcejë ndryshe, por duke u bazuar në hapat bazë. A do jemi ne në gjendje ta mbrojmë, pasi ne nuk duhet ta përshtasim.
Për shekuj kjo valle nuk është përshtatur, ka mbetur e tillë. Ne na lind për detyrë që mos ta përçudnojmë.
Nuk duhet ta bëjmë komerciale, se kemi parë që ndodh dhe kjo.
Është kthyer vëmendja jo vetëm e popullit për kulturën e tij, por edhe e rinisë për të mësuar vallet popullore shqiptare.
Aktualisht në Ansambël kemi një grup të rinjsh mjaft të talentuar.
Ansambli merret me kultivimin e motivit.



