Aktivisti Arjon Kuçuku tha përmes një lidhje ‘Skype’ me studion e MCN Live se u deshën të mblidhen shumë problematika që studentët e mjekësisë të reagonin kundër padrejtësive me të cilët përballen vazhdimisht.
Sipas Kuçukut, vendimi i Gjykatës Kushtetues ishte i drejtë dhe ajo që pritet tani është që ligji të anulohet.
Studentët e mjekësisë prej kohësh kishin rënë në stanjacion, kishin qenë për shumë kohë të vakët sa i përket reagimeve dhe padrejtësive që ka fakulteti i mjekësisë. U desh të grumbulloheshin shumë problematika dhe erdhi një moment që kupa u derdh.
Studentët e mjekësisë janë të përkushtuar tek studimet dhe praktikave mjekësore. Shpesh angazhohen vetë gjatë pasditeve në spitale. Janë aq të angazhuar sa nuk e gjejnë kohën për të reaguar ndaj padrejtësive.
Ky reagim dha rezultat, të jep kënaqësi, kur pas një qëndrese shumë mujore merr një rezultat të caktuar. Fitorja jonë e parë u shënua disa ditë më parë ku bëmë një takim me rektorin. Në takim ishte vetëm rektori dhe zëvendës rektori. Mungonte dekani, zëvendës dekani.
Në fund të mbledhjes morën një fjalë, një premtim nga rektori që do të gjejmë mekanizmat e mundshëm deri sa të marrë vendim Gjykata Kushtetuese.
GJK mori vendim të drejtë, presim që të vazhdojë me po të njëjtin zell për të zbatuar ligjin dhe Kushtetutën, deri kur të marrë vendimin. Shpresojmë që ligji të anulohet.
Po ashtu Kuçuku ta se studentët e mjekësisë punojnë gjatë pasditeve, por rrogë nuk iu del.
Shumë studentë të mjekësisë mundohen të punojnë dhe ajo rrogë nuk iu del. Kjo do të thotë që shpenzimet janë shumë më të larta.
Nuk është fundi i luftës, është vetëm një betejë e fituar.
Kjo fitore e betejës së parë na jep kënaqësi të madhe dhe është premtuese.



