Një vit në shtëpi nga frika e koronavirusit, infektohet ditën e vaksinimit

Një vit në shtëpi nga frika e koronavirusit, infektohet ditën e vaksinimit

Ai po lufton me koronavirusin në spital pasi u infektua dhe dyshohet se e mori infeksionin kur po vaksinohej.

Peter Short, një inxhinier në pension nuk ishte larguar nga shtëpia e tij në Bloxëich, Ëalsall që nga shkurti i vitit 2020 para se ta merrte vaksinën e Pfizer-BioNTech në Bloxëich Active Living Center më 13 janar.

Djali i tij e çoi të moshuarin në qendër dhe i tha familjes së tij se gjithçka ishte dezinfektuar para se ta përdorte, me përjashtim të një stilolapsi që ai përdori për të mbushur një formular.

Short u sëmurë vetëm disa ditë më vonë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Ëalsall Manor më 16 janar, ku rezultoi pozitiv me koronavirus.

Mbesa e tij Emma Loundes, 36 vjeçe  tha se familja tani beson se ai duhet të jetë infektuar kur po vaksinohej.

Ajo u shpreh se 91-vjeçari ishte ‘krejtësisht i shëndetshëm’ para se të shkonte për të marrë vaksinën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy