Puthja e Amit dhe Nirit, të fshehur nga furia e Hamasit/ Një selfie për t’i treguar botës forcën e dashurisë

Puthja e Amit dhe Nirit, të fshehur nga furia e Hamasit/ Një selfie për t’i treguar botës forcën e dashurisë

Një puthje për të përjetësuar dashurinë e tyre. Të fshehur në shkurre, ndërsa përpiqeshin t’i shpëtonin furisë së terroristëve të Hamasit gjatë masakrës në Re’im rave, izraelitët Amit Bar dhe Nir De Jorno bënë një selfie.

Në fotografi ata shkëmbejnë një puthje, duke u përqafuar me njëri-tjetrin.

“Një kujtim për familjet tona. Nëse do të kishim vdekur do ta dinin që ne e donim njëri-tjetrin deri në fund”, shkruan Amit në Instagram.

Më pas ajo i kthehet të dashurit, “Ti më ke mbrojtur me trupin tënd dhe unë mendoj për të gjithë çiftet e tjera me një fund tjetër nga i yni.”

Amit thotë se gjatë arratisjes, fillimisht me makinë, pastaj në këmbë, ajo dhe Niri humbën nga sytë mikun e tyre Ziv.

Ata e dëgjuan duke folur, u përpoqën ta telefononin por nuk morën përgjigje.

Ata thonë se nuk e dinë nëse ai ka vdekur apo është rrëmbyer.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy