Yuri Kim te presidenti, dorëzon letrat kredenciale

Yuri Kim te presidenti, dorëzon letrat kredenciale

Yuri Kim nisi sot zyrtarisht punën si ambasadore e SHBA-ve në Tiranë.

Kim ishte paradite në Presidencë për të paraqitur letrat kredenciale.

Lajmin e bën të ditur kreu i shtetit, përmes një postimi në “Facebook”, në të cilin thekson se SHBA-të mbeten partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.

"I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim. SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane"

Yuri Kim mbërriti në Tiranë javën e kaluar, rreth dy javë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit.

"Jam e nderuar dhe i kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam e gatshme t’i përvishem punës", citohej ajo në një postim të Ambasadës Amerikane një ditë pas mbërritjes në Tiranë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy