Gjermani, shqiptari gjendet i masakruar në liqen

Gjermani, shqiptari gjendet i masakruar në liqen

Një 19-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në një liqen në Gjermani. Bëhet fjalë për Xhoi Musaj, me banim në landin NordrheinWestfalen. Policia dyshon se ai ka humbur jetën si pasojë e dhunës, shkruan Agjencia Gjermane e Lajmeve, DPA.

Siç shkruan Albinfo.ch, trupi i pajetë i të riut është parë nga disa persona që po peshkonin në liqen, të cilët kanë lajmëruar policinë.

Pas ekspertizës mjeko-ligjore është bërë e ditur se shkaku i vdekjes ka qenë dhuna brutale e ushtruar mbi të riun.

Sipas policisë, i riu shqiptar ka qenë me banim në Steinfurt të landit Nordrhein­Westfalen. Nga mesi i prillit ai kishte ardhur me tren në drejtim të Gjermanisë së jugut (Baden Württemberg).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy