Nishani: Dita e Nënë Terezës, përulje për veprën e saj dhe krenari mbarëkombëtare

Nishani: Dita e Nënë Terezës, përulje për veprën e saj dhe krenari mbarëkombëtare

Me anë të një mesazhi të bërë publik sot, Presidenti Nishani ka uruar Ditën Kombëtare të Nënë Terezës. Kreu i Shtetit shqiptar u uron të gjithë bashkëkombësve kudo ku jetojnë, punojnë e studiojnë Ditën Kombëtare të Nënë Terezës, tashmë të shpallur nga Kisha Katolike e të njohur botërisht si “Shën Tereza e Kalkutës”.

Në urimin e tij, Nishani shprehet se kjo ditë e shënuar lumturimi na frymëzon të përulemi me respekt para veprës së shenjtores shqiptare.  

“Të dashur bashkëkombas kudo ku ndodheni,

Dita e sotme për ne shënon një kremtim sa të rrallë, aq edhe të papërsëritshëm: Ditën Kombëtare të Nënë Terezës, e cila plot trembëdhjetë vjet më parë, në saje të kontributeve dhe veprave të saj mrekullibërëse të bamirësisë ndaj të varfërve, të sëmurve dhe njerëzve në nevojë në mbarë rruzullin, u lumturua dhe u quajt ‘Tereza e Bekuar e Kalkutës’ nga Papa Gjon Pali II.

Andaj më lejoni që në këto çaste të një gëzimi mbarëkombëtar, sepse jemi me plot të drejtë kombi i Nënës Terezës, që ka kapërcyer e lënë pas përgjithmonë absurdin e dikurshëm të të qenit i vetmi vend ateist i shpallur nga diktatura komuniste, t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta duke ju ftuar të njiheni më nga afër, të mësoni dhe t’i pasuroni edhe më tej përkujdesjet e vogla e të përditshme të kryera me përkushtim dhe ndjenjë të madhe dashurie nga shtatvogla, por vepërmadhja Gonxhe Bojaxhi!

E bekuara dhe e shenjta datë e sotme si shembulli më domethënës i dashurisë pa kurrfarë kushti njerëzor e i respektit ndaj tjetrit që është ndryshe e në nevojë, simbolizon më së miri bashkëjetesën dhe harmoninë e pashembullt fetare që kombi shqiptar ka ushqyer, praktikuar dhe përsosur ndër shekuj.

Kjo ditë e shënuar Lumturimi, por edhe festimi e përkujtimi i përbashkët që i bëjnë shqiptarët kudo ku ndodhen, pavarësisht se cilës fe mund t’i përkasim, sidomos tani pas shenjtërimit të Nënë Terezës më 4 shtator 2016 nga Papa Françesku, si dhe shpalljes Kardinal të Hirësisë së Tij Ernest Troshanit disa ditë më parë, na frymëzon të përulemi me respekt e përdëllim jo vetëm ndaj jetës e veprës së paharruar të Shenjtores sonë, por gjithashtu na mbush me ndjenjën legjitime të krenarisë më sublime mbarëkombëtare.

Gëzuar dhe përshumëvjet Ditën Kombëtare të Nënë Terezës, tashmë Shenjtores së paharrueshme shqiptare të mbarë Njerëzimit! 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy