Basha thirrje qeverisë: Shpallni urgjent gjëndjen e jashtëzakonshme

Basha thirrje qeverisë: Shpallni urgjent gjëndjen e jashtëzakonshme

Kreu i PD, Lulzim Basha, pas vëzhgimit në terren të situatës dramatike pas tërmeteve në Durrës dhe Thumanë, shprehu mirënjohje për të gjithë ata që po i qëndrojnë pranë të prekurve nga tërmeti.

Nga Durrësi, Basha përsërit thirrjen ndaj qeverisë për të mos u vonuar asnjë çast me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe për të mbështetur operacionet e emergjencës.

Statusi i plotë:

Pas Thumanës pranë familjeve dhe banorëve të Durrësit. E kam të vështirë të gjej fjalë për dhimbjen që prek dhe ndjej tek prindërit dhe të afërmit që kanë humbur më të dashurit e tyre. Por po kaq i prekur jam nga kurajo dhe solidariteti i njerëzve, që megjithë tronditjen, gjejnë forcë për të ndihmuar, për t’iu gjendur pranë bashkqytetarëve dhe familjeve në fatkeqësi.

Mirënjohje dhe mbështetje totale për çdo qytetar, mjek, infermier, punonjës policie, personelin e strukturave të emergjencës dhe të forcave të armatosura që megjithë kushtet dhe rrethanat e rënda po sakrifikojnë për të goditurit nga tragjedia.

Nga Durrësi përsëris thirrjen ndaj qeverisë për të mos u vonuar asnjë çast me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe për të mbështetur operacionet e emergjencës me bazë materiale adekuate.

Vëllezër dhe motra, të bëjmë gjithçka për të ndihmuar dhe për t'ju gjendur pranë çdo bashkëqytetari që ka humbur të afërmit, për ata që janë akoma nën rrënoja, me shpresën dhe lutjet për jetët e tyre, për të lënduarit dhe për të dëmtuarit nga kjo fatkeqësi.

Të gjithë në këmbë, ti japim dorën e ndihmën njëri-tjetrit, pa kushte dhe pa kursyer asgjë. Të bashkuar si një familje e madhe, do t’a kalojmë këtë fatkeqësi.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy