Analisti Mustafa Nano e cilëson qasje populiste deklaratën e kryebashkiakut Veliaj, i cili është shprehur së fundmi se të pasurit duhet të shesin gjërat e luksit dhe t’i dhurojnë paratë. Në studion e TvT, Nano tha se deklarata të tilla janë bërë edhe nga Rama e Berisha, për të fituar simpati te një kategori e caktuar njerëzish.
“Kur evidentohen pasuri të caktuara të pasanikëve shqiptarë si jahtet, kemi të bëjmë me një qasje populiste. E ka bërë edhe Rama, po e bën edhe Veliaj, edhe Berisha kur përmendte vaskat me florinj. Është një qasje që kërkon t’i vijë pas midesë një pjese të popullsisë që mund të ketë për arsye të vetat edhe një lloj urrejtjeje apo animoziteti me të pasurit. Kush është i pasur, është i pasur edhe për të mirën e të tjerëve, investojnë në kompani të reja, hapin vende pune. Me këtë logjikë do shihet. Nuk e shoh në vende të tjera, mesa duket ne nuk jemi mësuar. Jetojmë në kapitalizëm, ka edhe pasanikë”, tha Nano.



