Hiqen depozitat e gazit nga gjashtë subjekte në zonën e Durrësit

Hiqen depozitat e gazit nga gjashtë subjekte në zonën e Durrësit

Nisin kontrollet në të gjitha subjektet e dëmtuara nga tërmeti në Durrës, me qëllim heqjen e depozitave qendrore të gazit, të cilat paraqesin rrezikshmëri të lartë. 

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), duke bashkërenduar aksionin edhe me Shtabin e Emergjencave Civile, kanë ushtruar kontrolle në të gjitha subjektet e dëmtuara gjatë tërmetit në zonën e Durrësit, me qëllim heqjen e depozitave qendrore të gazit në subjektet me impiante qendrore të GLN.

Nga ana e grupeve të ISHTI janë hequr 6 depozita të mëdha, konkretisht në subjektet: Vila Verde, Hotel Lubjana, Hotel Tropikal, Karburant Gega “plazh ”, Hotel Mia Mar dhe restorant Reom në Manzë Durrës

Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI),  sqaroi se kontrollet po vijojnë edhe në zonat e tjera të prekura nga tërmeti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy