Makina bie në Shkumbin, 3 viktima nga një familje, shpëtohen 3 anëtarët e tjerë (VIDEO)

Makina bie në Shkumbin, 3 viktima nga një familje, shpëtohen 3 anëtarët e tjerë (VIDEO)

Ky është momenti kur zjarrfikëset kanë arritur të shpëtojnë 3 nga 6 anëtarët e një familjeje, që po udhëtonte nga Korça për në drejtim të Elbasanit. Përplasja mes dy mjeteve ka rezultuar fatale për 3 pjesëtarët e kësaj familjeje, automjeti i së cilës ka dalë nga rruga, duke përfunduar në Lumin Shkumbin. 

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së martës, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, teksa makina tip ‘Ford’ ka dalë nga korsia e tij, dhe në tentativë për të parakaluar ka përplasur automjetin ku po udhëtonte familja, ndërsa kjo e fundit ka përfunduar në humnerë. 

I mituri një nga të mbijetuarit është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit tjetër, i cili po udhëtonte vetëm. 

Policia dhe forcat zjarrfikëse të ndihmuara dhe nga qytetarë të shumtë kanë bërë të mundur shpëtimin e tre jetëve, ndërsa fatkeqësisht pjesëtarët e tjerë të familjes janë mbytur në lumin Shkumbin. 

Grupi hetimor me në krye drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy