Tregu i zi i punës, Zika: Informalitetin e ushqen pjesa e taksimit të pagës dhe kultura punëdhënës-punëmarrës

Tregu i zi i punës, Zika: Informalitetin e ushqen pjesa e taksimit të pagës dhe kultura punëdhënës-punëmarrës

Nga thuajse 10 mijë kontrolle të ushtruara gjatë vitit 2023, Inspektorati Shtetëror i Punës raporton se ka zbuluar shkelje të Kodit të Punës në 82% të rasteve.

Ekspertja e punësimit, Kumrie Zika tha në studion e emisionit "MCN Economy" se pjesën e informalitetit e ushqen pjesa e taksimit të pagës.

Padyshim që është një shifër që ekziston dhe është e vërtetë me aq sa unë kam parë. Inspektorati i bën këto vlerësime. Nuk e di sa vlerësohen masat dhe gjobat, por janë të vërteta statistikat. E ushqen pjesa e taksimit të pagës. Pjesa që një punëdhënës duhet të paguajë për ta mbajtur një punonjës, kjo e ushqen që ta mbajë informalitetin ose të deklarojë një pjesë në bankë e tjetrën në dorë.

Sa kohë e kanë bërë është tregues që nuk kanë frikë nga asnjë institucion dhe vetë Inspektorati Shtetëror i Punës apo institucione të tjera tatimore bëhen palë apo pjesë e këtij informaliteti.

Kjo s’do të thotë që ligji nuk ekziston.

Më tej, Zika tha se punonjësit në Shqipëri nuk arrijnë dot të gjejnë vendin e duhur të punës.

Edhe nëse hiqet ky taksimit dhe politikat bëhet të rregulla, informaliteti do të vazhdojë se është dhe kultura e punëdhënësit.

Shqiptarët zgjedhin të largohen për shkak të kësaj kulture pune që ne kemi. Jo çdo herë janë politikat se vetë bizneset e bëjnë nëse duan e ndryshojnë nga mikro në macro. Është e lehtë t’i ndryshosh

Mjafton që bizneset të bëhen bashkë dhe të kërkojnë një ndryshim të kësaj politike që këto i pengon të mbajnë punonjës formalë.

Punonjësit këtu nuk arrijnë ta gjejnë vendin e duhur të punës, nuk e dinë çfarë duan, nuk e di sa do të qëndrojnë aty. Edhe pse kemi nevojë për punonjës, përsëri i themi që je 3 muaj në punë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy