“Të futi Nano në politikë”, Rama i përvishet komentuesit: O i shkreti ti, ta ka mpirë trurin SHQUP-i

“Të futi Nano në politikë”, Rama i përvishet komentuesit: O i shkreti ti, ta ka mpirë trurin SHQUP-i

Është bërë e rrugës që kreyeministri Edi Rama i kthen përgjigje komentuesve në faqen e tij të ‘Facebook’-ut.

Menjëherë pas postimeve që ai bën nuk mungojnë edhe komentet e shumta në adres të tij, por që ka dhe nga ato që Rama nuk i pëlqen shumë dhe për këtë i kthen një përgjigje ashtu siç di vetë. 

Sapo kreu i qeverisë postoi disa foto nga takimi që zhvilloi dje në Durrës, qytetarët nisën të komentonin, ku disa e përkrahnin dhe disa e akuzonin.

Mes komenteve spikat ai i një komentuesi i cili thotë Ramës se në politikë e futi ish-kryeministri dhe themeluesi i PS-së, Fatos Nano.

"E dim qe e do shqiperine se prandaj i bo vllai jot 200miljon dollar dhe 20perqindshin e pallateve nuk e merje dot nese nuk e do shqiperine hajdut ordiner qe te mori tosi nga koshat me thoj te pa prer e te boni njeri", shkruan komentuesi

Fill pas kësaj e menjëhershme ka qenë dhe kundërpërgjigja e Ramës.

“O i shkreti ti i shkreti ti, i shkreti ti qe ta paska mpire trurin krejt Shqupi e ta paska futur koken ne Cader! Shko ne shkolle cun se je ne kohe dhe lexo te behesh i zoti vetes, se pasuria eshte dije dhe dijen s’ta fal zoti, zoti te fal trurin qe ta mbushesh me dije! Dhe merr shembullin e prinderve mos i tradheto prinderit qe te kane rritur me sakrifica, po respektoji duke folur me edukate se edukata te duhet per vete jo per mua o cun.”, shkruan Rama në komentin e tij.

rama-post

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy