Kuvendi ka miratuar ndryshimet në qeveri.
Kuvendi votoi me 79 vota pro shkarkimin e Elisa Spiropalit si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ndërkohë me 84 vota pro u miratua shkarkimi i Taulant Ballës, si ministër i Brendshëm.
Bledar Çuçi është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit me 77 vota pro, 9 kundër 1 abstenim, në vend të Ermonela Felajt.
Petrit Malaj emërohet ministër Financash me 77 vota pro e 14 kundër, në vend të Ervin Metes.
Pirro Vëngu emërohet ministër i Mbrojtjes me 77 vota pro.
Taulant Balla u votua si ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin me 78 vota pro.
Ervin Hoxha u votua si ministri i ri i Brendshëm me 76 vota pro.
Me 75 vota pro, dhe 4 kundër Elisa Spiropali u zgodh kryetarja e re e Kuvendit.



