
Qeveria britanike laburiste po shqyrton mundësinë që t’u japë punëtorëve të drejtën për të kërkuar javën e shkurtër katër-ditore në mënyrë që të rrisë fleksibilitetin.
Ekzekutivi i Keir Starmer ka studiuar prezantimin e një “plani të ngjeshur”, një punonjës me kohë të plotë do të duhet të përqendrojë kohën e tij javore në katër ditë në vend të pesë.
Opsioni mund të jetë pjesë e propozimit të ri të ligjit të punës, i planifikuar për vjeshtën e ardhshme dhe i paraqitur nga zëvendëskryeministrja Angela Rayner.
Aktualisht ekziston e drejta për të kërkuar orar fleksibël, por kompanitë nuk janë të detyruara të pranojnë.
Qeveria laburiste synon të zhvendosë ekuilibrin drejt punonjësve duke garantuar akses në fleksibilitet me ligj.
Konkretisht, ideja ishte që të lejohen punonjësit të kompensojnë orët e tyre normale të punës javore në katër ditë në vend të pesë, duke punuar mesatarisht 10 orë në ditë në vend të 8.
“Në praktikë ju bëni të njëjtën sasi pune, por në një mënyrë që ju lejon të keni nevojë për më pak ndihmë shtëpiake për fëmijët tuaj, të kaloni më shumë kohë me familjen tuaj, të bëni gjëra të tjera dhe kjo inkurajon më shumë njerëzit të hyjnë në tregun e punës”, shpjegoi ministrja e Arsimit Jacqui Smith.
Kolegët nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë po marrin drejtimin duke bërë të ditur se çdo ndryshim në legjislacionin e punës do të përfshijë konsultime me kompanitë, tha një zëdhënës.



