<p>Volodymyr Zelensky konfirmoi se Ukraina ka marrë grupin e parë të F-16 nga aleatët e saj në NATO.</p> <p>Udhëheqësi ukrainas, megjithatë, foli për një numër "të pamjaftueshëm" luftëtarësh.</p> <p>“<em>E kemi dëgjuar shpesh fjalën e pamundur. Tani është realitet. Realiteti në qiellin tonë. F-16 në Ukrainë. Ne e bëmë të mundur</em>”, tha Zelensky gjatë një ceremonie në një lokacion anonim, duke shtuar megjithatë se “numri i F-16-ve që kemi në Ukrainë, numri i pilotëve që tashmë janë trajnuar, nuk është i mjaftueshëm”.</p> <p>Të paktën dy F-16 që fluturonin mbi kantier gjatë ceremonisë, pas Zelenskit, dy avionë të tjerë gri, të ngjashëm me F-16, u pozicionuan në tokë (nga gjithsej 79 të premtuar). Në Ukrainë që nga dita e fundit e korrikut, Kievi duhet të ketë 20 gjithsej. Pjesa tjetër, e premtuar nga një koalicion ku Danimarka dhe Holanda janë liderë, do të mbërrijnë në grupe gjatë vitit 2025.</p>



