Zemra e derri transplantohet tek një njeri, rasti i dytë në botë

Zemra e derri transplantohet tek një njeri, rasti i dytë në botë

Një burrë 58-vjeçar bëhet pacienti i dytë në botë i cili i nënshtrohet në transplanti zemre, duke marrë zemrën e një derri të modifikuar gjenetikisht, zhvillimi më i fundit në fushën e kërkimit mjekësor.

Transplantimi i organeve nga kafshët tek njerëzit, i njohur si ksenotransplantimi, mund të ofrojë një zgjidhje për mungesën kronike të organeve të dhuruara.

Ky operacion u krye nga ekspertë të Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Maryland, SHBA.

Pacienti i parë që iu nënshtrua një transplanti të tillë vdiq dy muaj pas transplantimit për shkak të “një sërë faktorësh përfshirë gjendjen e tij të pasigurt shëndetësore”, para operacionit, tha universiteti në një deklaratë të premten.

Operacioni i dytë ndodhi të mërkurën e kaluar. Lawrence Faucette, nuk mundi të merrte zemër njeriu për shkak të një problemi vaskular paraekzistues dhe disa komplikimeve.

Pa këtë operacion, veterani i Marinës, babai i dy fëmijëve, ishte afër dështimit të zemrës.

“Shpresa ime e vetme është të jem në gjendje të vazhdoj me një ksenotransplant, në fund të fundit tani e kam një shans”, tha burri para transplantit.

Pas transplantimit, Faucette merr frymë pa ndihmë dhe zemra e tij e re funksionon pa mbështetje mekanike, tha universiteti.

Ndërkohë ai po i nënshtrohet terapisë kundër refuzimit të organit nga trupi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy