Mercenar për Ukrainën, gjykata ruse dënon amerikanin me 7 vjet burg

Mercenar për Ukrainën, gjykata ruse dënon amerikanin me 7 vjet burg

Një gjykatë ruse dënoi të hënën shtetasin amerikan Stephen James Hubbard, 72 vjeç, me gjashtë vjet dhe 10 muaj burg, në një gjyq me dyer të mbyllura për shërbimin si mercenar për Ukrainën.

Hetuesit thanë se Hubbard, një banor i Michigan, paguhej 1000 dollarë në muaj për të shërbyer në një njësi të mbrojtjes territoriale të Ukrainës në qytetin lindor të Izyum, ku ai kishte jetuar që nga viti 2014.

Hubbard ka marrë sistematikisht kompensim financiar për pjesëmarrjen e tij në luftë nga pala ukrainase, thuhej në një deklaratë të Prokurorit të Përgjithshëm rus.

Megjithëse Hubbard u arrestua nga forcat ruse në fillim të vitit 2022, çështja e tij u bë publike vetëm kur gjyqi i tij filloi në Moskë në muajin shtator.

Qyteti lindor i Ukrainës, Izyum, ku u arrestua Hubbard, u pushtua nga Rusia menjëherë pas ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë. Qyteti u çlirua nga trupat ukrainase në vjeshtën e vitit 2022.

Të paktën 10 shtetas amerikanë ndodhen aktualisht pas hekurave në Rusi. Një numër amerikanësh u liruan në një shkëmbim të burgosurish midis Moskës dhe Perëndimit në gusht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy