“Lufta është çmenduri”, Papa Françesku bën thirrje për paqe në Ukrainë

“Lufta është çmenduri”, Papa Françesku bën thirrje për paqe në Ukrainë

Duke folur të dielën gjatë fjalimit të Angelus nga dritarja e tij në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku tha se Vatikani është i gatshëm të bëjë "çdo gjë" që mundet për paqen në Ukrainë.

Papa Françesku tha se ai ka dërguar dy kardinalë në Ukrainë për të ndihmuar përpjekjet humanitare, "jo vetëm si shenjë e pranisë së Papës, por të gjithë njerëzve që duan të thonë se lufta është çmenduri, ju lutem ndaloni, shikoni kjo është mizori!'”

Papa bëri thirrje për një "kthim në respektimin e ligjit ndërkombëtar" dhe kërkoi që të hapen korridoret e evakuimit në mënyrë që civilët të mund t'i shpëtojnë konfliktit.

Në Ukrainë po rrjedh një lumë gjaku dhe lotësh”, tha Papa. “Nuk është vetëm një operacion ushtarak, por një luftë që krijon vdekje dhe shkatërrim!”

Françesku falënderoi gjithashtu gazetarët që "rrezikuan jetën e tyre" për të raportuar për luftën.

Faleminderit vëllezër dhe motra,” u tha ai gazetarëve, “për këtë shërbim që na lejon të jemi pranë dramës së njerëzve dhe të shohim mizorinë e luftës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy