Ballkani i Hapur/ Bushati: Çdo luftë e nisur në rajon më në fund po zgjidhet me paqe dhe shtrëngim duarsh

Ballkani i Hapur/ Bushati: Çdo luftë e nisur në rajon më në fund po zgjidhet me paqe dhe shtrëngim duarsh

Në emisionin e sotëm në “Të paekspozuarit” të moderatorit Ylli Rakipi, në MCN TV, në fokus ishte samiti i “Ballkanit të hapur”, që u mbajt dje në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

I ftuari, deputeti i PS, Ervin Bushati, duke vlerësuar idenë e kësaj nisme rajonale, theksoi faktin se me këtë nismë, në një farë mënyrë po i vihet vulë faktin që çdo luftë e nisur në Ballkan, më në fund po zgjidhet me paq dhe shtrëngim duarsh,

Sipas tij, bashkëpunimi ekonomik rëndom në luftërat në botë, ka ditur të jetë lidhje për vendet që nuk kanë qenë aleate.

Është një shtysë politike e nisur nga kryeministrat e vendeve respektive, por që ka në fokus ekonominë, lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe kapitalit.

Duhet të kemi parasysh kontekstin në të cilin është mbajtur dje takimi, një ditë pas mos lejimit të uljes së Ministrit të Jashtëm të Rusisë në Beograd, nga tre vende të NATO-s, që ishin dje në krah të Presidentit të Serbisë, i cili e kishte ftuar mikun e tij, ministrin e jashtëm të Rusisë Lavrov. Dje ishte në krah me njerëzit që kishin penguar këtë fluturim.

Ballkanizimi apo fragmentimi i shteteve, shumëfishimi i problamtikave njihet si term pezhorativ. Ajo që është nisur me luftë, po zgjidhet me paqe dhe me shtrëngim duarsh. Ky është një lajm shumë i mirë.

Për herë të parë kemi iniciativën e disa vendeve dhe në nisjen e saj iu desh të mbledhë shumë sinergji dhe më në fund kemi një mbështetje të hapur nga BE. Dje ishte atje komisioneri i zgjerimit dhe deklaratën dhe mbështetjen e DASH.

Është një nismë që ka pasur një iniciativë politike por që një fokus të qartë ekonomike, dhe përmes ekonomisë shumë vende e kanë nisur paqen dhe bashkimin përmes ekonomisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy